Fotografi të disa nga dhjetëra ballafaqimet që figura kryesore e opozitës në Rusi ka pasur me policinë, gjykatat dhe sulmuesit e panjohur gjatë viteve të tij të aktivizmit publik. Navalny është burgosur më shumë se 10 herë dhe ka kaluar qindra ditë në paraburgim që nga viti 2011.
Përballjet nga afër të Navalnyt si figurë kryesore opozitare në Rusi

5
Persona të maskuar u larguan pasi kontrolluan zyrën e Navalnyt në Moskë, më 12 qershor 2012. Navalny u thirr për t'u marrë në pyetje nga policia, gjë që parandaloi pjesëmarrjen e tij në një protestë të planifikuar.

6
Navalny dhe gruaja e tij, Yulia, gjatë një pushimi në proceset gjyqësore në Kirov në korrik të vitit 2013. Navalny u akuzua për vjedhjen e 16 milionë rublave (500,000 dollarë) nga një firmë shtetërore e drurit. Ai hodhi poshtë akuzat si të pabazuara. Gjykata i shqiptoi një dënim me burg prej pesë vitesh e që më vonë u ulë në një dënim me kusht pas një proteste të gjerë publike.

7
Navalny dhe vëllai i tij Oleg (brenda grilave) gjatë një seance gjyqësore në Moskë në dhjetor të vitit 2014. Dyshja u dënuan për vjedhjen e rreth 500,000 dollarëve nga firmat ruse gjatë marrëdhënieve biznesore që datonin vite më parë. Ata kundërshtuan akuzat. Dënimi i Aleksei Navalny u pezullua, por vëllai i tij vuajti një burg të plotë prej më shumë se tre vjetësh, duke u liruar në muajin qershor 2018.

8
Navalny duke u arrestuar pasi doli nga një radiostacion në Moskë në janar të vitit 2015. Pak më parë, Navalny kishte larguar një byzylyk elektronik që iu kërkua të vishte ndërsa ishte në arrest shtëpie për dënimin e tij të pezulluar në vitin 2014.