Ndërlidhjet

Kosova falënderon Amerikën


Kosova falënderon Amerikën
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:23 0:00

Në ditën e inaugurimit të presidentit amerikan, Joe Biden, banorët dhe nxënësit e fshatit Bibaj të Ferizajt, u mblodhën në oborrin e një shkolle, për të falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bibaj gjendet pranë rrugës nacionale Ferizaj-Gjilan “Beau Biden”, që është emëruar në nderë të djalit të ndjerë të presidentit të ri amerikan Biden. Ata kanë vendosur flamuj amerikanë dhe kanë mbajtur pano me portretin e Bidenit, ku i shprehën falënderimin e tyre Amerikës. Beau Biden ka shërbyer në Kosovë pas përfundimit të luftës. Ai ka ndihmuar në trajnimin e prokurorëve dhe gjykatësve vendorë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG