Vazhdon beteja e Ukrainës për "fortesën e Bahmutit"
Ushtria ukrainase pretendon se forcat e Moskës po tregojnë shenja "lodhjeje", ndërsa beteja mbi qytetin e shkatërruar lindor të Bahmutit po vazhdon. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Një ushtar ukrainas i plagosur duke u bartur nga vija e frontit pranë Bahmutit, më 23 mars.
Me gjithë numrin në rritje të viktimave nga të dyja palët, komandanti i forcave tokësore të Ukrainës, gjeneral koloneli Oleksandr Syrskiy tha se ofensiva ruse mbi Bahmut po bënte që forcat ruse të "humbnin fuqi të konsiderueshme".

2
Mjekët duke bartur një ushtar të plagosur.
"Shumë shpejt, ne do të përfitojmë nga kjo mundësi, siç bëmë dikur pranë Kievit, Harkivit, Balaklias dhe Kupianskut", tha Syrskiy, duke iu referuar kundërofensives së Ukrainës vitin e kaluar që i largoi forcat ruse nga kryeqyteti i vendit dhe nga zona të mëdha të verilindjes.

3
Ushtarët ukrainas duke ngarkuar një predhë në një obus 105-milimetërsh M119.

4
Një obus ukrainas M119 105-milimietërsh duke qëlluar drejt pozicioneve ruse.