Beteja disamujore për Bahmutin
Pas muajsh të tërë të sulmeve brutale të udhëhequra nga grupi i mercenarëve rusë, Wagner, ushtria ukrainase ka pretenduar se situata në qytetin lindor të Bahmutit, është stabilizuar. Sulmet ruse për marrjen e kontrollit të këtij qyteti, që gjendet në rajonin e Donjeckut, kanë nisur gushtin e vitit të kaluar.

1
Forcat ukrainase duke sulmuar me tank T-72 pozicionet ruse në vijën e frontit në Bahmut më 26 mars.
Një ditë më herët, komandanti kryesor i ushtrisë ukrainase, Valeriy Zaluzhniy, tha se situata në dhe përreth Bahmutit është “stabilizuar” pavarësisht se mercenarët rusë të Grupit Wagner po udhëheqin sulmin për kapjen e këtij qyteti të rrënuar.

2
Bahmuti, që gjendet në mes të dy rrugëve kryesore, para nisjes së luftës kishte një popullsi prej 70.000 banorësh. Tani, ky qytet është pothuajse i shkatërruar tërësisht nga luftimet intensive.

3
Ushtarët ukrainas në llogoret përgjatë vijës së frontit.
Forcat ruse dhe mercenarët nuk kanë qenë në gjendje të rrethojnë ushtarët ukrainas, pavarësisht se mbrojtësit ukrainas janë më të pakët në numër dhe kanë më pak armatime.
Forcat ruse dhe mercenarët nuk kanë qenë në gjendje të rrethojnë ushtarët ukrainas, pavarësisht se mbrojtësit ukrainas janë më të pakët në numër dhe kanë më pak armatime.

4
Ushtarët ukrainas duke lëvizur me një autoblindë.