Ndërlidhjet

BE-ja nënshkruan ‘marrëveshje historike’ për gazin me Egjiptin dhe Izraelin


Izraeli, Egjipti dhe Bashkimi Evropian nënshkruan të mërkurën, më 15 qershor në Kajro një marrëveshje për eksportin e gazit natyror.
Izraeli, Egjipti dhe Bashkimi Evropian nënshkruan të mërkurën, më 15 qershor në Kajro një marrëveshje për eksportin e gazit natyror.

Egjipti, Izraeli dhe Bashkimi Evropian nënshkruan të mërkurën një marrëveshje për të rritur shitjet e gazit natyror të lëngshëm në vendet e BE-së, të cilat synojnë të reduktojnë varësinë nga furnizimi me gaz nga Rusia ndërsa lufta në Ukrainë ka hyrë në muajin e saj të katërt.

Marrëveshja, e nënshkruar në një hotel me pesë yje në Kajro, nënkupton që Izraeli të dërgojë më shumë gaz përmes Egjiptit, i cili ka logjistikën për ta kthyer atë në gjendje të lëngshme dhe për ta eksportuar më pas përmes detit.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se memorandumi i mirëkuptimit për gazin (MoU) i nënshkruar në Kajro me Egjiptin dhe Izraelin është një "marrëveshje historike".

Ndër të tjera, Von der Leyen theksoi se “po ndërtojmë një infrastrukturë” e cila duhet të jetë e gatshme edhe për “transportin e energjisë së pastër të së nesërmes”, përkatësisht hidrogjenit.

Vitin e kaluar, Bashkimi Evropian importoi afërsisht 40 për qind të gazit nga Rusia, dhe për shkak të kësaj ka pasur vështirësi në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.

Ministrja izraelite e Energjisë Karin Elharrar tha se marrëveshja ishte rezultat i pushtimit rus të Ukrainës, i cili shkaktoi një krizë energjetike në mbarë Evropën. Ajo tha gjithashtu se kjo thekson rritjen e bashkëpunimit midis Egjiptit dhe Izraelit, dy shtete që kanë patur armiqësi mes tyre

“Kjo është një deklaratë për ata që shohin në rajonin tonë vetëm forca negative si përçarja dhe konflikti,” tha ajo. "Ky Memorandum Mirëkuptimi na tregon se ne po hapim një rrugë të re partneriteti, solidariteti dhe qëndrueshmërie."

Ministri egjiptian i naftës Tarek el-Molla e përshkroi marrëveshjen si "një moment historik të rëndësishëm" për bashkëpunimin midis Egjiptit, Izraelit dhe BE-së. Ai tha se kjo do të çojë në bashkëpunim të mëtejshëm midis anëtarëve të Forumit të Gazit të Mesdheut Lindor, ku bëjnë pjesë Jordania, Izraeli, Qipro, Greqia, Egjipti, Autoriteti Palestinez, Franca dhe Italia.

Egjipti ishte vendi i parë arab që bëri paqe me Izraelin, në vitin 1979, por marrëveshjet ekonomike kanë qenë të diskutueshme në vendin më të populluar të botës arabe, ku mbështetja popullore për palestinezët është e lartë. Marrëdhëniet mes dy vendeve janë ngrohur vazhdimisht gjatë viteve të fundit.

Sipas marrëveshjes, gazi izraelit do të sillet nëpërmjet një tubacioni në terminalin LNG të Egjiptit në Mesdhe përpara se të transportohet me cisterna në brigjet evropiane, tha Ministri i Energjisë së Izraelit.

Izraeli ka dy fusha operative gazi në brigjet e tij mesdhetare që përmbajnë rreth 690 miliardë metra kub gaz natyror të kombinuar, dhe një platformë e tretë në det është në ndërtim e sipër. Tashmë Izraeli ka nënshkruar marrëveshje për eksportin e gazit me Egjiptin dhe Jordaninë fqinje.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG