Ndërlidhjet

Rusia fitoi 93 miliardë euro nga eksporti i naftës që nga nisja e luftës


Tubacione të naftës. Foto nga arkivi.
Tubacione të naftës. Foto nga arkivi.

Rusia fitoi 93 miliardë euro nga eksportet e karburanteve fosile gjatë 100 ditëve të para të luftës së saj në Ukrainë, tregon një raport i ri.

Bashkimi Evropian importoi 61 për qind të eksporteve të karburanteve fosile të Rusisë gjatë kësaj periudhe, sipas raportit të Qendrës për Kërkime për Energjinë dhe Ajrin e Pastër (CREA).

Të ardhurat e Rusisë nga karburantet fosile vijnë së pari nga shitja e naftës së papërpunuar, e ndjekur nga tubacionet e gazit, produktet e naftës, gazi natyror i lëngshëm (LNG) dhe qymyri.

Raporti i kësaj organizate me bazë në Finlandë, u publikua më 13 qershor, ndërsa Kievi vazhdon t'i kërkojë Perëndimit të ndërpresë të gjithë tregtinë me Rusinë me shpresën për të ndërprerë financimin e saj për luftën.

Bashkim Evropian muajin e kaluar ra dakord për një marrëveshje kompromisi që shkurton importet e naftës ruse në më shumë se dy të tretat, duke synuar naftën ruse të dërguar nga deti, ndërsa përjashton përkohësisht naftën e dorëzuar nga tubacionet.

Raporti i CREA thotë se rritja globale e çmimeve të naftës do të thotë që arkat e Kremlinit vazhduan të mbusheshin edhe pse eksportet e Rusisë ranë gjatë muajit maj.

Çmimet mesatare të eksportit të Rusisë ishin rreth 60 për qind më të larta se vitin e kaluar, duke ndihmuar të ardhurat e Rusisë nga eksporti të arrijnë nivelet më të larta, sipas CREA.

Kina, India, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Franca, janë ndër vendet që kanë rritur blerjet e këtyre lëndëve djegëse fosile nga Rusia.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG