Banorët e Gazës s'kanë ku strehohen nga sulmet izraelite
Ndonëse ushtria izraelite u kishte bërë thirrje banorëve të Gazës që të zhvendoseshin drejt jugut, më 23 tetor qyteti jugor, Han Junis, u godit nga sulme vdekjeprurëse izraelite. Palestinezët e ikur nga Gaza tashmë nuk kanë ku të strehohen nga sulmet e vazhdueshme. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

5
Kështu duket vendi ku është kryer një sulm izraelit mbi ndërtesat e banimit në Rripin verior të Gazës, 23 tetor 2023.

6
Palestinezët mblidhen në vendin ku ndodhën sulme izraelite mbi shtëpitë e banorëve.

7
Disa palestinezë duke shikuar pranë rrënojave të një xhamie të shkatërruar nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës.

8
Palestinezët shikojnë vendin e sulmeve izraelite në një shtëpi në Han Junis në Rripin jugor të Gazës, 23 tetor 2023.