Banorët e Gazës s'kanë ku strehohen nga sulmet izraelite
Ndonëse ushtria izraelite u kishte bërë thirrje banorëve të Gazës që të zhvendoseshin drejt jugut, më 23 tetor qyteti jugor, Han Junis, u godit nga sulme vdekjeprurëse izraelite. Palestinezët e ikur nga Gaza tashmë nuk kanë ku të strehohen nga sulmet e vazhdueshme. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Një person mban në duar një fëmijë ndërsa palestinezët mblidhen në vendin e sulmeve izraelite në një shtëpi në Han Junis, Rripi i Gazës, 23 tetor 2023.

2
Palestinezët, të cilët janë larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të sulmeve izraelite, shihen duke fjetur në tokë në Han Junis në Rripin e Gazës, 23 tetor 2023.

3
Një djalë i vogël palestinez, një nga të mbijetuarit e paktë të familjes Allamdani, i cili u largua në Rripin jugor të Gazës. Për t'u ikur sulmeve të vazhdueshëm ajrore izraelite në qytetin e Gazës familja e tij u vendos në një strehimore, e cila u godit më vonë nga avionët izraelitë. Në këtë sulm u vranë 13 të afërm të tij.

4
Një grua kalon pranë tendave në një kamp të ngritur. Palestinezët që u larguan nga shtëpitë e tyre mes sulmeve izraelite, strehohen në kampin me tenda të drejtuar nga Kombet e Bashkuara, pas thirrjes së Izraelit për më shumë se 1 milion civilë në Gazën veriore që zhvendosen në jug, në Han Junis.