Dalja në zgjedhje: Prin Kllokoti, e fundit Komuna e Prizrenit
Bazuar në të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 15;00 kanë votuar rreth 25 për qind e votueseve.
Komuna e Kllokotit, në bazë të këtyre të dhënave, prin më numrin më të madh të votueseve, apo me dalje në zgjedhje deri në 41 për qind.
E dyta është Komuna e Shtimes më mbi 30 për qind, pasuar nga Komuna e Prishtinës më rreth 30 për qind, kurse Komuna e Kamenicës, me rreth 29 për qind.
Komuna me daljen më të ulët është Prizreni, me rreth 19.44 për qind.
KQZ: Përqindja e votuesve, më e ulët krahasuar me raundin e parë
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, në konferencën e tretë për media ka bërë të ditur se deri në ora 15:00 përqindja e votuesve në raundin e dytë është më e ulët krahasuar me raundin e parë.
“Në bazë të të dhënave të dërguara në mënyrë elektronike nga 99 për qind e vendvotimeve deri në ora 15:00 kanë votuar 325,726 votues apo 24,39 për qind. Në raundin e parë, më 22 tetor, në këto komuna deri në të njëjtën kohë kanë votuar 386,504 votues apo 28,45 për qind”, ka bërë të ditur Daka.
Duke u mbështetur nga informacionet e qendrave të votimit, Daka ka thënë se procesi është duke vijuar normalisht.
Rritet përqindja e pjesëmarrjes në zgjedhje
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat rreth pjesëmarrjes në zgjedhje. Sipas shifrave të fundit, pjesëmarrja në zgjedhje, deri në orën 15 është rreth 25 për qind.
Nga 1.358.307, sa është numri i votuesve, në rrethin e dytë sipas KQZ-së, deri në orën 15 kanë votuar 183.287 votues.
Delawie: Procesi po zhvillohet në mënyrën më të mirë të mundshme
Ambasadori i Shteteve Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, ka thënë se dita e zgjedhjeve në Kosovë, ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme. Delawie ka ftuar qytetarët e Kosovës që të dalin dhe të votojnë.
Ai, nëpërmjet rrjetit social Twitter ka bërë të ditur po ashtu se kongresistin Eliot Engel ka vizituar koalicionin e organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim”.
Facebook Forum