Erdhi Babadimri...
- Reuters
Babadimrat shfaqen nëpër gjithë botën para festave të fundvitit - Krishtlindjes dhe Vitit të Ri. Disa duke vrapuar, disa me bicikleta e të tjerë me motorë, ata i shohim duke shpërndarë dhurata ose në ngjarje me qëllim bamirësie, për të mbledhur fonde për fëmijë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Një zhytës i veshur si Babadimër noton brenda akuariumit me peshq, Tropicarium, në Budapest, Hungari, 5 dhjetor 2024.

2
Një burrë me kostum Babadimri përshëndet me dorë njerëzit gjatë paradës së 98-të në Ditën e Falënderimeve në Nju Jork, SHBA, 28 nëntor 2024.

3
Ky fëmijë bën një sy gjumë derisa pjesëmarrësit e veshur me rroba Babadimri vrapuan në mini-maratonën e përvitshme për bamirësi, në Prishtinë, Kosovë, 15 dhjetor 2024.

4
Babadimra duke ngarë motoçikletën marrin pjesë në udhëtimin e tyre të dhjetë për të shpërndarë ëmbëlsira për fëmijët dhe për të mbledhur fonde për një bujtinë për fëmijë në Jockgrim, pranë Neustadt an der Weinstrasse, Gjermani, 6 dhjetor 2024.