Ndërlidhjet

Austria synon heqjen e të gjitha kufizimeve për COVID-19


Dy gra duke ecur me maska nëpër rrugët e Vjenës.
Dy gra duke ecur me maska nëpër rrugët e Vjenës.

Ministri austriak i Shëndetësisë, Johannes Rauch, ka thënë se Austria synon të heqë të gjitha kufizimet për koronavirus brenda këtij viti.

Ai ka thënë për të përditshmen Kronne Zeitung që në rast se ndodh diçka e tillë, COVID19 – sëmundja që shkakton koronavirusi – nuk do të ishte më sëmundje serioze dhe shteti do t’i kthehej normales.

Sipas tij, vala aktuale e pandemisë në Kinë nuk përbën rrezik të madh në Austri.

“Ne kemi marrë të gjitha masat e nevojshme. Nuk shoh shenja të kërcënimit në këtë moment”.

Ndonëse ministri austriak ka thënë se nuk pret zhdukje të virusit, ai ka përmendur se Austria është e përgatitur.

“Ne kemi vaksina, kemi ilaçe, jemi duke vëzhguar variantet”.

Rauch ka përmendur edhe heqjen e masës aktuale për vendosjen e maskës në transportin publik të Vjenës.

Kjo masë vlen edhe kur një qytetar austriak viziton qendrat e shëndetit publik.

Për koronavirusin e ri është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.

Më shumë se 6.7 milionë njerëz kanë vdekur që prej shpërthimit të pandemisë në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të viktimave, të përcjella nga India dhe Brazili.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG