Hovenier: Nuk lejojmë Republika Sërpska në Kosovë
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se vendi i tij vazhdon mbështetjen për Kosovën, porse qeveria e saj duhet të përmbushë obligimin për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Pas një diskutimi për Asociacionin, që u zhvillua në Ambasadën amerikane në Prishtinë, më 31 janar, Hovenier ka pohuar se SHBA-ja nuk do të lejojë që, përmes Asociacionit, në Kosovë të krijohet një Republika Sërpska.