Izraeli dhe Hamasi kanë arritur marrëveshje të mërkurën për ndaljen e luftimeve në Rripin e Gazës dhe për këmbimin e pengjeve izraelite me të burgosur palestinezë. Marrëveshjes iu gëzuan palestinezët në Rripin e Gazës të dërrmuar nga bombardimet, dhe izraelitët që presin kthimin e pengjeve.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Palestinezët e izraelitët i gëzohen marrëveshjes që synon t'i japë fund luftës në Gazë
- Reuters

1
Reagimi me gëzim i palestinezëve pas lajmeve për një marrëveshje armëpushimi me Izraelin, në Deir Al-Balah në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, 15 janar 2025.
Të enjten u raportua se bombardimet izraelite i kanë vrarë dhjetëra njerëz në Gazën e rrënuar nga lufta.
Të enjten u raportua se bombardimet izraelite i kanë vrarë dhjetëra njerëz në Gazën e rrënuar nga lufta.

2
Protestuesit që kërkonin kthimin e pengjeve izraelite, që u rrëmbyen gjatë sulmit vdekjeprurës të 7 tetorit 2023 nga Hamasi, shihen duke u përqafuar pas lajmeve për armëpushim, Tel Aviv, Izrael, 15 janar 2025.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se kabineti nuk do të takohet për ta miratuar marrëveshjen derisa Hamasi të tërhiqet, pasi e akuzoi grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja se po shkel pjesë të marrëveshjes në përpjekje për të fituar më shumë koncesione.

3
Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe ndërmjetësi kryesor, Katari, njoftuan të mërkurën për arritjen e marrëveshjes, e cila parasheh lirimin e dhjetëra pengjeve izraelite në Gazë dhe ndaljen e luftës 15-mujore, që ka trazuar Lindjen e Mesme dhe ka nxitur protesta në gjithë botën.

4
Fytyra plot habi të fëmijëve palestinezë pas lajmeve për arritjen e marrëveshjes ndërmjet Hamasit dhe Izraelit.