Armë, automjete, municione dhe gjësende të tjera të konfiskuara në Banjskë të Zveçanit u ekspozuan gjatë një konference për media të Policisë së Kosovës. Një ditë pas sulmit ndaj saj nga persona të armatosur në dhe përreth manastirit ortodoks serb në Banjskë u tha se është gjetur armatim i kalibrave të ndryshëm, raketahedhës, eksplozivë dhe detonatorë dhe harta dhe plane për sulmin. Autoritetet thanë se se sulmi, që la të vrarë një polic, ishte i planifikuar prej muajsh.
Nga fishekët deri tek autoblindat - Policia shfaq armatimin që gjeti në veri

9
Një raketahedhës dore për një përdorim që u gjet në vendin e ngjarjes.

10
Pos armëve dhe municionit, Policia e Kosovës tha se ka gjetur edhe automjete ushtarake.

11
Një pjesë e municionit të konfiskuar.

12
Pako me plumba dhe një kuti e ndihmës së parë.