Ndërlidhjet

Një muaj paraburgim për Navalnyn


Opozitari rus, Aleksei Navalny.
Opozitari rus, Aleksei Navalny.

Autoritetet ruse kanë shqiptuar masën e paraburgimi deri më 15 shkurt për kritikun e Kremlinit, Aleksei Navalny, bëri të ditur një zëdhënëse e tij.

Navalny doli të martën para një gjykate në Khimki, në periferi të Moskës, nën akuza që kanë lidhje me një dënim të mëhershëm më 2014, për përvetësim fondesh.

Pas shqiptimit të masës së paraburgimit prej 30 ditësh, Navalny u bëri thirrje rusëve që të protestojnë.

“Mos u frikësoni, dilni në rrugë. Mos dilni për mua, dilni për ju dhe të ardhmen tuaj”, tha Navalny në një video të postuar në YouTube.

Ai u ndalua nga autoritetet ruse në një aeroport të Moskës më 17 janar, pasi erdhi nga Gjermania, ku u trajtua për helmim.

Më herët, zëdhënësja e tij, Kira Yarmysh tha se seanca po mbahej në Departamentin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ajo postoi po ashtu një video të Navalnyt ku ai ka thënë se kjo seancë dëgjimore është “shkalla më e lartë e paligjshmërisë”.

"Kam parë drejtësi tallëse shumë herë, por këtë herë, plaku në bunker duket aq i frikësuar, saqë Kodi Penal është shqyer dhe është hedhur poshtë", tha Navalny në video, duke bërë dukshëm një referencë për presidentin Putin.

Pala mbrojtëse e Navalnyt tha se është njoftuar në minutat e fundit për këtë seancë dëgjimore.

Policia e arrestoi Navalnyn, 44 vjeç, më 17 janar, teksa ai po kryente kontrollin e pasaportës në një aeroport të Moskës, pasi u kthye nga Gjermania.

Avioni me të cilën Navalny udhëtoi për në Moskë paraprakisht ishte planifikuar që të ateronte në aeroportin, Vnukovo. Por, autoritetet e mbyllën këtë aerport për fluturime hyrëse. Pas kësaj, avioni me Navalnyn zbriti në aerportin, Sheremetyevo, ku dhe ai u ndalua.

Dhjetëra mbështetës të Navalnyt dolën më 17 janar në aerportin Vnukovo për ta pritur atë. Autoritetet ruse tha se këto tubime ishin të paligjshme dhe dhjeëtra persona u arrestuan.

Në Gjermania Navalny u trajtua për disa muaj, pasi në gusht të vitit të kaluar u helmua, helmim për të cilin, Navalny ka thënë se është urdhëruar nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Që prej se është ndaluar, Navalny nuk ka pasur mundësi të komunikojë me avokatin e tij. Pala e tij mbrojtëse tha se u është mohuar që të kenë qasje te Navalny dhe se ata nuk e dinë se në çfarë gjendje ndodhet ai.

Më herët gjatë 18 janarit, drejtori i Fondacionit Anti-korrupsion të Navalnyt, Ivan Zhdanov, tha se opozitari rus po mbahej në Departamentin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Khimki, në periferi të Moskës.

Policia ruse ndalon Navalnyn
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:01:14 0:00

Autoriteti korrektues i Rusisë, FSIN, tha se Navalny është ndaluar sepse ai ka bërë një “sërë shkeljes” së pezullimit të një dënimi të mëhershëm lidhur me përvetësim fondesh. Për këtë shkelje, Navalny mund të dënohet deri në tre vjet e gjysmë burgim.

Liderët perëndimorë kanë kritikuar Moskën zyrtare pas arrestimit të Navalnyt dhe kanë kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka dënuar ndalimin e Navalnyt. Ndërkaq, shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se “autoritetet ruse duhet ta lirojnë menjëherë atë”. Ajo po ashtu përsëriti thirrje e Brukselit që për helmimin e Navalnyt, që për pak i mori jetën, të kryhet një hetim i pavarur.

Ndërkaq, ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov kërkoi nga Perëndimi të merret me problemet e veta. Sipas tij, reagimet e politikanëve perëndimor lidhur me ndalimin e Navalnyt “i lejojnë atyre të mendojnë se po e bëjnë këtë që të shpërqendrojnë vëmendjen nga krizat e thella që modeli liberal i zhvillimit gjendet”.

Ndërkaq, organizata Amnesty International tha se Navalny është “një i burgosur i ndërgjegjes”.

Në gusht të vitit të kaluar, Navalny ishte sëmurë gjatë një udhëtimi me avion nga qyteti Tomsk për në Moskë. Ai më pas u dërgua për trajtim për helmim në Gjermani. Testet e kryera në laboratorë të shteteve perëndimore erdhën në përfundim se Navalny është helmuar me agjentin nervor, Noviçok.

Navalny: E di kush donte të më vriste
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:03:44 0:00

Rusia ka mohuar se qëndron prapa helmimit të Navalnyt, kritikut më të zëshëm të Putinit.

Facebook Forum

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG