Ndërlidhjet

Aksion kundër drogës në Mitrovicë të Veriut


Lagjia "Tre Rrokaqiejt" në Mitrovicë të Veriut. Fotografi nga arkivi.
Lagjia "Tre Rrokaqiejt" në Mitrovicë të Veriut. Fotografi nga arkivi.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se aksionit i policisë në veri të vendit më 7 gusht u arrit falë edhe bashkëpunimit të qytetarëve të pjesës veriore në luftën ndaj krimit të organizuar.

Policia e Kosovës gjeti dhe konfiskoi municion dhe mjete për rritjen e bimëve të kanabisit gjatë aksionit në një banesë në lagjen “Tre Rrokaqiejt” në Mitrovicë të Veriut mëngjesin së hënës.

Në një reagim në Facebook, Sveçla tha se “luftimi i krimit të organizuar në çdo cep të vendit është prioriteti ynë”.

Zëvendësdrejtori rajonal për veriun, Veton Elshani, tha më herët gjatë ditës se janë konfiskuar edhe armë.

“Banesa është shfrytëzuar nga S.M. [shtetas i Kosovës i nacionalitetit serb] janë gjetur dhe konfiskuar 60 kartela grafike, makina anti-miner S9, 13 ventilatorë, poça elektrik që shfrytëzohen për rritjen e bimëve të kanabisit, llambë elektrike për laborator, 51 fishekë, tetë shok-bomba të modifikuara”, tha Elshani për Radion Evropa e Lirë.

Ekipit të REL-it nuk i është lejuar që t’i afrohet ndërtesës ku po kryet aksioni. Gazetarëve të REL-it u është thënë se bëhet fjalë për një banesë private.

Kjo nuk është hera e parë që Policia e Kosovës kryen aksione kundër drogës, apo kundër kriptovalutave në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Në shkurt të këtij viti policia zbuloi tre laboratorë droge në Mitrovicë të Veriut.

Po ashtu, në maj të vitit të kaluar, policia kishte shkatërruar dy laboratorë droge në Izvor, afër kufirit me Serbinë, ku ishin gjetur edhe sasi të mëdha të bimëve narkotike, të llojit marihuanë. Në prill të atij viti, ishte shkatërruar një laborator droge në Zveçan dhe ishin arrestuar katër serbë.

Autoritetet e rendit gjithashtu kanë kryer disa aksione në Kosovë – përfshirë në veri – kundër mihjes së kriptovalutave.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG