Afganët tentojnë të largohen para afatit të Pakistanit për dëbim
Një valë e refugjatëve afganë vërshoi në pikat e kalimit kufitar Torkham dhe Çaman mes Pakistanit dhe Afganistanit më 31 tetor, para skadimit të afatit për dëbim më 1 nëntor të vendosur nga autoritetet pakistaneze. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Refugjatët afganë arrijnë me kamionë nga Pakistani në kufirin Afganistan-Pakistan në Torkham më 31 tetor.
Islamabadi ka përdorur kërcënimet dhe abuzimet për të detyruar rreth 1.7 milion emigrantë afganë që kishin hyrë paligjshëm në Pakistan, të largohen nga vendi para afatit të 1 nëntorit, tha organizata ndërkombëtare për të drejta të njeriut, Human Rights Watch (HRW).

2
Refugjatët afganë duke pritur që të hipin në një kamion në pikën kufitare në Torkham.
"Afati i shpallur i Pakistanit për kthimin e afganëve ka çuar në ndalime, rrahje dhe zhvatje, duke lënë mijëra afganë të frikësuar për të ardhmen e tyre", tha Fereshta Abbasi, studiuese e HRW-së për Afganistan.

3
Refugjatët afganë mbërrijnë në Torkham.
"Situata në Afganistan mbetet e rrezikshme për shumë afganë që ikën dhe dëbimi do t'i ekspozojë ata ndaj rreziqeve serioze për sigurinë e tyre, duke përfshirë kërcënimet për jetën dhe mirëqenien e tyre", tha Abbasi.

4
Rruga gjarpëruese që të çon në vendkalimin kufitar Torkham.
Human Rights Watch tha gjithashtu se shumë afganë që janë në pritje të risistemimit në Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani dhe Kanada janë në rrezik për t'u deportuar.