Autoritetet e rendit dhe ato të Shërbimit Doganor të Kosovës bëjnë të ditur se artikujt që më së shumti peshojnë në ekonominë joformale, janë nafta dhe derivatet e saj. Sipas tyre, në vendkalimet kufitare në veri, aty ku ende mungon prezenca fizike e doganierëve kosovarë, kontrabanda vazhdon të zhvillohet.
Kategoritë e mallrave të importuara, të cilat i sjellin më së shumti para buxhetit të vendit, janë nafta dhe derivatet e saj, duhani dhe mallrat me akcizë. Por, po këto mallra janë ato që kontrabandohen më së shumti, thonë përfaqësues të Doganave dhe Policisë së Kosovës.
Adriatik Satavilevci, zyrtar për informim në Shërbimin Doganor, thotë se, kohëve të fundit, janë kapur disa persona duke kontrabanduar me derivate të naftës.
“Mallrat që kontrabandohen, kryesisht janë mallra që kanë taksa më të larta, pasi që edhe përftimi nga to është më i lartë. Malli që ka shmangie nga taksat, bëhet më i lakmueshëm për kontrabandim”, shprehet Stavileci.
Zyrtarët vendorë dhe ndërkombëtarë pranojnë se në pikat kufitare në veri të Mitrovicës, ekonomia joformale zhvillohet në masë të madhe.
Adriatik Stavilevci thotë se rrugët dytësore, të cilat përdoren për kontrabandimin e mallrave, janë në afërsi të vendkalimit kufitar në Kullë dhe në afërsi të Drejtorisë Rajonale të Gjilanit, vendkalim me Serbinë.
“…gjithashtu kemi kontrabandim në pjesën e Malit të Zi. Së fundi, kemi parë që është duke u zhvilluar kjo veprimtari nga Kosova në Shqipëri përmes vijës së gjelbër kufitare”, pohon Stavileci.
Në bazë të të dhënave doganore, si pasojë e ekonomisë së paligjshme, Kosova humb mbi 15 milionë euro në vit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Ibrahim Sadriu, thotë se kontrabanduesit, përveç naftës, kontrabandojnë edhe mallra të tjera.
“Vetëm për dy muaj në rajonin e Mitrovicës, policia ka hetuar mbi 100 raste sa i përket kontrabandimit të mallrave. Në rajonin e Gjilanit kryesisht kemi të bëjmë me kontrabandimin me kafshë”, tregon Sadriu.
Ai thekson se Policia e Kosovës është duke punuar në identifikimin e personave që merren me këtë veprimtari të paligjshme.
“Polica është e përkushtuar që të punojë në indentifkimin e personave që merren me këto veprimtari, në kapjen e tyre dhe dërgimin para drejtësisë, por gjithashtu edhe në konfiskimin e produkteve që janë të kontrbanduara”, thotë Sadriu.
Veriu i Kosovës është cilësuar shpesh edhe nga vetë autoritetet kosovare si oazë e krimit. Prishtina zyrtare nuk e ka shtrirë ende kontrollin e saj në atë pjesë.
Lexoni edhe këtë:
Tregu kosovar me produkte të dyshimta

Mallrat që kontrabandohen, kryesisht janë mallra që kanë taksa më të larta, pasi që edhe përftimi nga to është më i lartë.
“Mallrat që kontrabandohen, kryesisht janë mallra që kanë taksa më të larta, pasi që edhe përftimi nga to është më i lartë. Malli që ka shmangie nga taksat, bëhet më i lakmueshëm për kontrabandim”, shprehet Stavileci.
Zyrtarët vendorë dhe ndërkombëtarë pranojnë se në pikat kufitare në veri të Mitrovicës, ekonomia joformale zhvillohet në masë të madhe.
Adriatik Stavilevci thotë se rrugët dytësore, të cilat përdoren për kontrabandimin e mallrave, janë në afërsi të vendkalimit kufitar në Kullë dhe në afërsi të Drejtorisë Rajonale të Gjilanit, vendkalim me Serbinë.
“…gjithashtu kemi kontrabandim në pjesën e Malit të Zi. Së fundi, kemi parë që është duke u zhvilluar kjo veprimtari nga Kosova në Shqipëri përmes vijës së gjelbër kufitare”, pohon Stavileci.
Në bazë të të dhënave doganore, si pasojë e ekonomisë së paligjshme, Kosova humb mbi 15 milionë euro në vit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Ibrahim Sadriu, thotë se kontrabanduesit, përveç naftës, kontrabandojnë edhe mallra të tjera.
Vetëm për dy muaj në rajonin e Mitrovicës, policia ka hetuar mbi 100 raste sa i përket kontrabandimit të mallrave.