Presidentja Atifete Jahjaga, në ditën e parë si shefe e shtetit, u nderua me medalje nga Policia e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme. Ajo i dha mbështetje rritjes dhe forcimit të policisë. Ndërkohë, zgjedhja e Jahjagës ka shkaktuar riformatim të Qeverisë. Behxhet Pacolli u emërua zëvendëskryeministër për çështje të njohjeve dhe investimeve të huaja. Priten bisedime për ndarjen e resorëve të tjerë për AKR-në, e cila me marrëveshje paraprake la postin e presidentit.
Presidentja e re e Kosovës, Atifete Jahjaga, mbështetjen e parë të kabinetit të saj e dha për Policinë e Kosovës, nga e cila u largua për t’u vënë në krye të shtetit.
Ajo u nderua me medalje dhe mirënjohje nga ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi.
“Të nderuar kolegë, në punën time të përbashkët me ju, kam dhënë kontributin maksimal, duke mos kursyer asgjë nga dija dhe angazhimi në të mirë të ndërtimit të institucioneve dhe të qytetarëve të vendit tonë, për punën që kemi bërë bashkërisht dhe për rezultatet dhe sukseset që i kemi arritur bashkërisht”.
“Ju garantoj se nga detyra e presidentit të vendit do t’ju jap gjithë mbështetjen dhe përkrahjen e nevojshme për këtë rrugë dhe këtë mision në shërbim të qytetarëve të vendit”, tha presidentja Jahjaga.
Ajo ka pritur në takim kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, pas të cilit nuk ka pasur prononcime. Por, në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri e vlerësoi sërish si arritje të madhe marrëveshjen e tri partive për të zgjedhur presidenten konsensuale.
“Ky është respektim i vullnetit të qytetarëve të vendit për personalitetin e presidentit, që të ruhet uniteti qytetar, politik, por është lajm i mire edhe për historinë e re të Kosovës, historinë politike dhe qytetare”.
“Është një lajm që i ka munguar Kosovës, por edhe vendeve në rajon. Kjo tregon se Kosova, tre vjet pas pavarësisë, po e zhvillon demokracinë, po kultivon raportin pozitë-opozitë, po merr përgjegjësi të përbashkëta, korrekte dhe konstruktive”, tha Thaçi.
Atifete Jahjaga u zgjodh të enjten presidente me dy të tretat e votave të deputetëve, pas një marrëveshjeje mes PDK-së, LDK-së dhe AKR-së, të arritur dy ditë më parë.
Ndërkohë, ashtu si u paralajmërua nga zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi se do të ketë një balancim brendapërbrenda Qeverisë, kryeministri mori pasdite vendim që ta emërojë Behxhet Pacollin zëvendëskryeministër të parë të Qeverisë.
Sipas vendimit të Thaçit, Pacolli do të jetë i ngarkuar i veçantë për marrëdhënie ndërkombëtare, për të siguruar njohje të reja për shtetin e Kosovës, si dhe për të sjellë investime të huaja në Republikën e Kosovës.
Pas tërheqjes nga posti i presidentit, Pacolli ka mbetur edhe pa postin e deputetit dhe të drejtuesit të Aleancës Kosova e Re.
Zëvendëskryeministri Kuçi nuk bëri të ditur nëse do t’i jepen ministri të tjera AKR-së.
“Ende nuk po flasim për shkarkime apo poste të reja, por për biseda për një balancim të ri brenda Qeverisë. Pozita e presidentit të Republikës së Kosovës, që ka qenë më herët pjesë e marrëveshjes së koalicionit, i ka takuar AKR-së. Tanimë nuk është ajo pozitë dhe do ta bëjmë një balancim të ri - kjo nënkupton një baraspeshë brendapërbrenda Qeverisë”, tha Kuçi.
Marrëveshja mes PDK-së, LDK-së dhe AKR-së parasheh formimin e komisioneve për reformën zgjedhore të komisionit për ndryshimet kushtetuese.
Qeveria tashmë ka thënë se pas kalimit të rezolutës në Kuvend, i mbetet organit legjislativ që të merret me krijimin e komisioneve në fjalë.
Nuk është caktuar ndonjë afat për krijimin e tyre, ndërkohë që nuk dihet nëse në to do të përfshihen edhe anëtarët e Vetëvendosjes dhe AAK-së, parti këto që nuk ishin pjesë e marrëveshjes së arritur të mërkurën.