"Kemi shumë frikë": Afrimi i forcave ruse shtyn ukrainasit të ikin
Ushtria ruse është e pozicionuar vetëm disa kilometra larg Kupianskut, një qytet në rajonin e Harkivit në Ukrainë, ku ende jetojnë rreth 4.000 njerëz. Ekipi i projektit të Radios Evropa e Lirë, Current Time, bisedoi me banorët për jetën e tyre në qytetin e rrethuar, mes sulmeve të përditshme ruse. Një grua tha se familja e saj kishte vendosur të evakuohej, teksa forcat ruse po i afrohen qytetit. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ekrem Fazliu)