"Fekale gjithandej": Liqeni i Ohrit rrezikon ta humbë statusin në UNESCO
Liqeni i Ohrit është ndër liqenet më të vjetra në Evropë dhe ka statusin e Vendit të Trashëgimisë Botërore nga Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara, e njohur si UNESCO, për speciet unike që jetojnë në të – por ai tani është në rrezik. Ndotja nga ujërat e zeza të patrajtuara që derdhen në liqen, në kufirin midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, po i mbyt peshqit dhe e ka shtyrë organizmin e OKB-së që të kërkojë pastrimin e tij. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)