"Më në fund jam në duar të sigurta": Gazetarja e REL-it flet për jetën pas lirimit nga burgu rus
Alsu Kurmasheva, gazetare e Radios Evropa e Lirë dhe nënë e dy fëmijëve, është ribashkuar me familjen e saj, afër Uashingtonit, pasi u lirua në një shkëmbim historik të burgosurish, pas nëntë muajsh burgimi në Rusi. Ajo ishte dënuar me 6 vjet e gjysmë burgim, mbi akuzën e përhapjes së të pavërtetave për ushtrinë ruse, e cila është hedhur poshtë nga punëdhënësi i saj. E shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Pavel Butorin, Kurmasheva, 47 vjeçe, foli për Radion Evropa e Lirë më 5 gusht, nga Teksasi, rreth riambientimit me lirinë, pas lirimit nga burgu rus. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)
Përmbajtja
-
14 nëntor 2024
Debati për edukatën seksuale: Çka është e vërtetë e çka jo?
-
14 nëntor 2024
Ukrainasit përballë bombardimeve dhe acarit
-
13 nëntor 2024
Qyteza ukrainase që paqen e pret nga pëllumbat
-
12 nëntor 2024
Ku e shpenzojnë buxhetin familjar kosovarët?