"Gjithçka po digjet": Trupat ukrainase mbrojnë zonën e nxehtë të Donjeckut
Ushtarët ukrainas po luftojnë për t’i mbajtur pozicionet mbrojtëse pranë qytetit të Toreckut, teksa forcat ruse po përpiqen të zaptojnë më shumë territor në rajonin e Donjeckut. Qyteti industrial në vijën e frontit është thënë të ketë qenë relativisht i qetë deri në qershor, kur forcat ruse i rritën sulmet në zonë, teksa avanconin. Korrespondenti i Radios Evropa e Lirë, Maryan Kushnir, ka kaluar disa ditë me njësitet ukrainase që po mundohen t’i zmbrapsin përpjekjet ruse për të avancuar edhe më thellë në rajonin lindor të Ukrainës. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ekrem Fazliu)