Ndërlidhjet

Aleatët e NATO-s i premtojnë Ukrainës 40 miliardë euro ndihmë ushtarake për vitin 2025


Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg (djathtas) e mirëpret presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në zyrat e NATO-s, 27 qershor 2024.
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg (djathtas) e mirëpret presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në zyrat e NATO-s, 27 qershor 2024.

Aleatët e NATO-s janë pajtuar t’ia japin Ukrainës 40 miliardë euro ndihmë ushtarake për vitin e ardhshëm, raportuan mediat të mërkurën.

Diplomatët kanë thënë për Reuters dhe agjencinë gjermane të lajmeve, DPA, se sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u kishte kërkuar aleatëve që para samitit të muajit të ardhshëm në Uashington të zotoheshin për ndihmë vjetore prej 40 miliardë eurove për disa vite për Ukrainën, por vendet anëtare nuk e mbështetën kërkesën e tij.

Megjithatë, ata u pajtuan që marrëveshja të përfshijë një provizion për rivlerësimin e kontributeve të aleatëve në samitet e ardhshme të NATO-s, sipas një burimi diplomatik.

Aleatët vendosën gjithashtu për dy raporte gjatë vitit të ardhshëm për të parë se si e furnizojnë Ukrainën vendet anëtare, në mënyrë që të plotësohen kushtet për më shumë transparencë për ndarjen e barrës në aleancë, sipas burimit.

Në qershor, aleatët u pajtuan që NATO-ja të marrë rol më të madh në bashkërendimin e furnizimit të Ukrainës me armë.

Pasi Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës më 2022, Shtetet e Bashkuara mblodhën vende me qëndrime të njëjta në bazën ajrore Ramstein në Gjermani, ku e formuan një grup kombesh që tani ka rreth 50 anëtarë. Ky grup takohet rregullisht për t’i plotësuar kërkesat e Kievit për armë, me zotimet e donatorëve.

I ashtuquajturi Grupi Ramstein do të vazhdojë të ekzistojë si një forum politik amerikan, por NATO-ja do marrë rolin e bashkërendimit të dërgesave të armëve dhe trajnimit të trupave ukrainase.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG