“Gjendje shoku”: Migrantët kirgizë në Hungari, të papunë dhe të pashpresë
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka qenë kritik i madh i pranimit të migrantëve në Bashkimin Evropian. Mirëpo, të dhënat e Qeverisë së tij tani tregojnë që 120.000 migrantë punojnë në vendin e tij, kryesisht prej Ukrainës, Serbisë, Vietnamit dhe Filipineve. Një hulumtim i Radios Evropa e Lirë tregon se sa të cenueshëm mund të jenë këta punëtorë, si rrezikojnë t’i humbin vendet e punës pa paralajmërim, dhe më pas të mbesin pa dokumente që ua mundësojnë qëndrimin. Në një rast të ndodhur së fundmi, më shumë se 200 kirgizë kanë humbur vendet e punës në një fabrikë në pronësi të një filiali të konglomeratit jugkorean, SK Group. (Përgatiti: Krenare Cubolli)
Përmbajtja
-
20 dhjetor 2024
Ushtari ukrainas bën bujë me videot kritikuese për komandantët
-
20 dhjetor 2024
Nga Kosova në Tajvan: Viti 2025 me agjendë të ngjeshur
-
16 dhjetor 2024
A do ta kufizojë Trump edhe më shumë abortin në SHBA?
-
15 dhjetor 2024
Çfarë pritet nga robotët humanoidë me inteligjencë artificiale?