NATO "çon mesazh" me ushtrime afër kufirit me Rusinë
Rreth 20.000 trupa të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) kaluan lumin Vistula, në Poloninë veriore, si pjesë e një stërvitjeje ushtarake, të quajtur Dragon 24. Manovra është pjesë e operacionit Steadfast Defender të aleancës, i cili përfshin rreth 90.000 trupa nga të 31 vendet anëtare të NATO-s dhe nga Suedia. Ky operacion është më i madhi i NATO-s që nga Lufta e Ftohtë, dhe ka për qëllim të shfaqë solidarizimin mes vendeve anëtare në mes të rritjes së shqetësimeve për sigurinë, si pasojë e pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës nga ana e Rusisë. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ibrahim Berisha)