Ndërlidhjet

Ish-avokati i Navalnyt arrestohet në Moskë


Lyudmila Navalnaya, nëna e liderit opozitar, Aleksei Navalny dhe avokati Vasily Dubkov mbërrijnë në departamentin rajonal të Komitetit Hetues të Rusisë. 17 shkurt 2024.
Lyudmila Navalnaya, nëna e liderit opozitar, Aleksei Navalny dhe avokati Vasily Dubkov mbërrijnë në departamentin rajonal të Komitetit Hetues të Rusisë. 17 shkurt 2024.

Mediat ruse raportuan më 27 shkurt se policia arrestoi Vasily Dubkov - ish-avokatin e politikanit opozitar, Aleksei Navalny - nën akuza të paspecifikuara.

Navalny vdiq derisa po vuante një dënim prej 19 vjetësh burgim nën akuza që përfshinin ekstremizëm.

Avokati Dubkov shoqëroi nënën e Navalnyt në qytetin Salekhard javën e kaluar, ndërsa ajo po kërkonte të lironte trupin e djalit të saj.

Trupi i Navalnyt iu dorëzua nënës së tij, Lyudmila Navalnaya më 24 shkurt, më shumë se një javë pasi kritiku i Kremlinit vdiq në rrethana të dyshimta në një burg në Arktik.

Ende nuk është bërë publike shkaku i vdekjes së 47-vjeçarit.

Tre ish-avokatët e Navalnyt - Vadim Kobzev, Igor Sergunin dhe Aleksei Lipster - u arrestuan në nëntor me akuza për ekstremizëm.

Në mes të nëntorit, një gjykatë në Moskë lëshoi një urdhër arresti për një tjetër ish-avokat të Navalnyt, Olga Mikhailova, me akuza për ekstremizëm.

Navalny, mbështetësit e tij, zyrtarët perëndimorë dhe organizatat për të drejtat e njeriut i kishin cilësuar akuzat si të motivuara politikisht.

Qindra rusë janë arrestuar gjatë homazheve për Navalnyn në mbarë Rusinë.

Familjarët e Navalnyt, bashkëpunëtorët e tij dhe zyrtarët perëndimorë kanë fajësuar presidentin rus, Vladimir Putin, për vdekjen e tij.

Zyrtarët rusë i kanë hedhur poshtë këto akuza.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG