Ndërlidhjet

BE-ja vendos t'i hapë bisedimet për anëtarësim me Ukrainën dhe Moldavinë


Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Liderët e Bashkimit Evropian (BE) vendosën të enjten t’i hapin bisedimet për anëtarësim në BE me Ukrainën dhe Moldavinë, ndërsa Gjeorgjisë ia dhanë statusin e vendit kandidat.

Lajmi u bë i ditur të enjten në mbrëmje nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili shtoi se bisedimet me Bosnjë e Hercegovinën do të hapen sapo të jetë përmbushur "shkalla e nevojshme e përputhshmërisë me kriteret e anëtarësimit".

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e cilësoi këtë vendim, i cili u mor në një samit në Bruksel, si “triumf” për vendin e tij dhe për vetë Evropën.

“Historia u shkrua nga ata të cilët nuk lodhen duke luftuar për lirinë”, shkroi Zelensky në rrjetin social X.

Hungaria ka kohë të gjatë që e kundërshtonte nisjen e bisedimeve me Kievin, megjithatë, nuk e përdori veton ndaj këtij vendimi.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha në një reagim në rrjetin social Facebook se vendi i tij nuk deshi "të marrë pjesë në një vendim të keq".

"Anëtarësimi i Ukrainës në BE është vendim i keq".

Ukraina dhe Moldavia aplikuan për t'iu bashkuar BE-së pasi Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2024.

Të dyja e gëzuan statusin e vendit kandidat në qershor të këtij viti.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG