"Humbjet janë më të mëdha": Ish-mjeku ushtarak ukrainas tregon gabimet dhe tmerret në front
Ish-mjeku ushtarak ukrainas, Roman Zamriy, tregon tmerret dhe sfidat gjatë përkujdesjes në vijën e frontit, përfshirë gabimet fatale të bëra gjatë luftimeve. Zamriy, i cili planifikonte rrugë evakuimi për ushtarët e plagosur, thotë se mund të duhen ditë para se ata të zhvendosen nga pozicionet në front. Duke folur për REL-in, mjeku veteran thotë se “humbjet janë më të mëdha sesa që raportohet në TV”. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ibrahim Berisha)