Policia kërkon të dyshuarin për vrasjet në Mein
Mediat amerikane raportojnë për rreth 20 persona të vrarë mbrëmjen e së mërkurës në një kafene dhe sallë boulingu në Luiston, Mein, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Zyrtarisht, autoritetet nuk e kanë konfirmuar numrin e viktimave. Autoritetet janë në kërkim të të dyshuarit, i cili është identifikuar si Robert Card, instruktor i trajnuar për përdorim të armëve të zjarrit. (Përgatiti: Shkëlqim Hysenaj dhe Bujar Tërstena)