Ndërlidhjet

Kërkohet krijimi i korridoreve humanitare në Gaza


Ndërtesa të rrënuara nga sulmet ajrore izraelite në kampin e refugjatëve palestinezë, Jabalia, në Gaza Citz, 11 tetor 2023.
Ndërtesa të rrënuara nga sulmet ajrore izraelite në kampin e refugjatëve palestinezë, Jabalia, në Gaza Citz, 11 tetor 2023.

Këshilli Norvegjez për Refugjatë (KNR) i ka bërë thirrje të enjten komunitetit ndërkombëtar për krijimin e korridoreve dhe pauzave humanitare, në mënyrë që të jetë i mundur dërgimi i ndihmave humanitare në Gaza.

“Ne i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar që urgjentisht të ngul këmbë në qasjen humanitare dhe mbrojtjen e civilëve”, tha KNR-ja në një komunikatë të enjten.

Më herët gjatë ditës, ministri i Energjisë i Izraelit, Israel Katz, tha se rrethimi i Rripit të Gazës nuk do të përfundojë derisa Hamasi t’i lirojë të gjitha pengjet izraelite.

Izraeli e nisi rrethimin e Rripit të Gazës të hënën, dy ditë pasi militantët e Hamasit i thyen barrierat kufitare dhe u futën në jug të Izraelit për ta kryer njërin prej sulmeve më vdekjeprurëse në historinë e Izraelit.

Së paku 150 pengje u dërguan në Gaza gjatë sulmit të Hamasit në fundjavë, ku mbetën të vrarë mbi 1.200 izraelitë.

Ushtria izraelite është duke e bombarduar Gazën që nga dita e hënë, duke bërë që rreth 1.200 palestinezë të vriten gjatë kësaj periudhe.

Bombardimet izraelite kthejnë Gazën në rrënoja
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:13 0:00

Të mërkurën, termocentrali i vetëm në Gaza mbeti pa karburant, që do të thotë se enklava me rreth 2.3 milionë banorë tani varet plotësisht nga gjeneratorët për furnizim me rrymë.

“Në këtë çast, Gaza ka mbetur pothuajse pa karburant, ndërsa furnizimi me ilaçe dhe ushqim është tejet i vogël. Kjo zonë te mbipopulluar është nën rrethim të plotë dhe bombardime të pareshtura nga Izraeli. Ne duhet të jemi në gjendje të çojmë ndihma për të shpëtuar jetë për popullin e Gazës, sa më shpejt që është e mundur”, tha ky grup.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG