Ndërlidhjet

Një avion me dhjetëra udhëtarë, përfshirë nga Kosova, mbërrin nga Izraeli në Podgoricë


Udhëtarët duke pritur në aeroportin Ben Gurion afër Tel Avivit, Izrael, më 7 tetor 2023.
Udhëtarët duke pritur në aeroportin Ben Gurion afër Tel Avivit, Izrael, më 7 tetor 2023.

Një avion i kompanisë ajrore Air Montenegro me dhjetëra udhëtarë në bord, përfshirë nga Kosova, është ulur në Podgoricë pas fluturimit nga Izraeli të martën në mëngjes.

Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi njoftoi në rrjetin social X se "101 pasagjerë mbërritën në Podgoricë nga Izraeli, nga vende si Mali i Zi, Shqipëria, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Kosova, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sllovenia, Serbia dhe Suedia”.

Autoritetet në Shqipëri bënë të ditur se 11 shtetas të saj janë në mesin e personave që arritën në shtet përmes malit të Zi.

Dy ditë më parë mbërritën në Tiranë dyzet shqiptarë - mes tyre shtetas nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut u evakuuan nga Izraeli.

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, tha për mediat në Tiranë se janë edhe 43 shtetas shqiptarë kanë kërkuar të largohen dhe po punohet për evakuimin e tyre. Ajo theksoi gjithashtu se po punohet me vendet e rajonit për të organizuar largimin e të gjithë shtetasve që kontaktojnë ambasadat e këtyre shteteve.

Më 9 tetor, avioni embraer 195 i kishte dërguar në Izrael 116 turistë izraelitë që po qëndronin në Mal të Zi.

Fluturimi i evakuimit për në Podgoricë u krye në orën 03:17 të mëngjesit të sotëm.

Pas përcaktimit të listës së shtetasve malazezë që aplikuan për kthim, lista e pasagjerëve u zgjerua duke përfshirë pasagjerët që prisnin evakuimin nga disa vende të tjera dhe në komunikim me autoritetet e atyre vendeve.

Siç njofton Ministria e Punëve të Jashtme, për gjashtë shtetas malazezë që ndodhen në qytetin Eilat, në jug të Izraelit, dhe të cilët për arsye sigurie nuk kanë mundur të udhëtojnë në Tel Aviv dhe të hipin në këtë fluturim, Ministria i ka lejuar kalimin e kufirit me Jordaninë dhe transferimi në aeroportin më të afërt atje.

Izraeli shpalli gjendje lufte pasi u sulmua nga militantët palestinezë të Hamasit më 7 tetor. Si kundërpërgjigje, ushtria izraelite filloi të bombardonte Rripin e Gazës.

Më shumë se 1.600 njerëz u vranë nga të dyja anët.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG