Ndërlidhjet

Më shumë se gjysma e popullsisë së Karabakut ik në Armeni


Armenë të mërzitur për largim prej Nagorno-Karabakut.
Armenë të mërzitur për largim prej Nagorno-Karabakut.

Më shumë se 65 mijë armenë kanë ikur prej Nagorno-Karabakut për në Armeni, ka thënë të enjten Jerevani, teksa vazhdon eksodi në këtë rajon të shkëputur.

Azerbajxhani e ka nën kontroll të plotë Karabakun prej javës së kaluar, pas një ofensive disaorëshe.

Deri në mëngjesin e së enjtes “65.036 persona të zhvendosur me forcë kanë kaluar në Armeni prej Nagorno-Karabakut”, ka thënë zëdhënësja e Qeverisë armene Nazeli Baghdasaryan, përmes një deklarate.

Rreth 120.000 armenë etnikë vlerësohet se kanë jetuar në këtë territor deri në nisjen e ofensivës së Bakusë.

“Shteti është duke ofruar qendra banimi për të gjithë ata që nuk kanë strehim”, ka shtuar ajo.

Të dielën, Azerbajxhani e ka rihapur rrugën që e lidh Nagorno-Karabakun me Armeninë – korridorin Laçin – nën mbikëqyrje të paqeruajtësve rusë, katër ditë pasi forcat separatiste armene janë pajtuar për t’i dorëzuar armët dhe për ta çarmatosur ushtrinë.

Kthimi i kontrollit të plotë të Azerbajxhanit në Nagorno-Karabak i ka nxitur armenët etnikë që të largohen nga ky vend.

I njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, Nagorno-Karabaku– i ndarë nga Bakuja para tri dekadave – ka qenë në qendër të dy luftërave mes dy popullsive, armenëve të krishterë dhe azerbajxhanasve kryesisht myslimanë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG