Ushtari ukrainas me këmbë të amputuar kthehet në front
Ushtari ukrainas, Artem Kholodkevych, i cili humbi këmbën nga një minë ruse, nuk deshi të pranonte një punë të sigurt në zyrë, larg vijave të frontit. Edhe pse kaloi vetëm pesë muaj duke u mësuar me gjymtyrën e tij protetike, ai tani ecën nëpër llogoret mbrojtëse me bashkëluftëtarët e tij. Thirrja e tij e vetme është që të thellohen këto llogore, jo vetëm për të ruajtur aftësinë fizike, por edhe për të rritur sigurinë e strehimoreve të përkohshme për trupat ukrainase, teksa luftojnë pushtimin në shkallë të plotë të Rusisë. (Përgatitën: Gresa Kraja dhe Ibrahim Berisha)