Ndërlidhjet

Ushtria izraelite i vret dy palestinezë në Bregun Perëndimor


Funerali i njërit nga palestinezët e vrarë në bastisjen izraelite në Jericho, Bregun Perëndimor, 14 gusht 2023.
Funerali i njërit nga palestinezët e vrarë në bastisjen izraelite në Jericho, Bregun Perëndimor, 14 gusht 2023.

Trupat izraelite i kanë vrarë dy palestinezë në Bregun e okupuar Perëndimor të martën, tha Ministria e Shëndetësisë e Palestinës.

Kjo ishte bastisja e parë e vdekjeprurëse në Xheriko në muajt e fundit.

Ministria e Shëndetësisë tha se Qusay Omar Suleiman al-Walaji, 16 vjeç, dhe Mohammed Ribhi Njoom, 25 vjeç, u qëlluan me armë zjarri në gjoks nga forcat izraelite “gjatë një sulmi në Xheriko në agim sot”.

Ushtria e Izraelit tha se gjate bastisjes “të dyshuarit shtinë në drejtim të Policisë Kufitare të Izraelit, e cila u përgjigj me armë zjarri. U identifikuan disa goditje”.

Kjo ishte bastisja e parë vdekjeprurëse që nga 1 maji në Xheriko, një qytet i lashtë në Luginën Jordan, e cila shtrihet pranë Detit të Vdekur.

Dhuna është rritur në konfliktin mes izraelit dhe palestinezëve në muajt e fundit, kryesisht shkaku i bastisjeve nga ushtria izraelite dhe nga sulmet vdekjeprurëse nga palestinezët dhe izraelitët.

Izraeli e ka uzurpuar Bregun Perëndimor që nga lufta e vitit 1967.

Pa e përfshirë lindjen e aneksuar të Jerusalemit, ky territor është shtëpi e tre milionë palestinezëve dhe rreth 490 mijë izraelitëve, të cilët jetojnë në vendbanime të cilësuar si të jashtëligjshme me ligj ndërkombëtar.

Numri i palestinezëve të vrarë këtë vit në konfliktin izraelito-palestinez ka shkuar në 216 me dy vrasjet në Xheriko.

Rreth 28 izraelitë, një ukrainas dhe një italian janë vrarë po ashtu këtë vit, sipas AFP-së, bazuar në burime zyrtare nga të dy palët.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG