Mjeku ukrainas kujton robërinë "brutale" ruse
Në muajin maj të vitit 2022, Volodymyr Labuzov u burgos kur forcat ruse morën kontrollin e portit ukrainas të Mariupolit pas disa javësh luftime. Labuzov, një mjek ushtarak që kishte punuar në një spital të improvizuar në këtë zonë, u bë një nga 2.500 personat e burgosur nga forcat ruse. Pas një periudhe prej shtatë muajsh, ai u lirua përfundimisht si pjesë e një këmbimi të të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës. Ai kujton se trajtimi i robërve ukrainas karakterizohej nga brutaliteti ekstrem. (Përgatitën: Gresa Kraja dhe Bujar Tërstena)