Si i shohin të rinjtë e Rusisë jetën dhe të ardhmen e tyre?
Gjatë idilit të muajve verorë në Moskë, katër të rinj rusë, që jetojnë atje, u pyetën se si ka ndryshuar jeta e tyre që kur Rusia nisi pushtimin e plotë të Ukrainës fqinje. Disa folën për plane të prishura studimesh dhe për punë të vështirësuara, ndërsa të tjerë për frikën nga një e ardhme e panjohur dhe e paparashikueshme. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)