Qyteti iranian përdor teknika të lashta për ta mundur vapën
Kulla të larta, si oxhaqe, qëndrojnë mbi ndërtesa shekullore në qytetin e lashtë të Jazdit, në Iran, duke sjellë fllad të këndshëm për banorët e njërit prej qyteteve më të nxehta në botë. Kapësit e erës, që quhen badgirë në persishte, janë ndër mrekullitë e inxhinierisë që banorët e Iranit qendror i kanë bërë ndër shekuj për të qëndruar të freskët në temperatura të larta. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Lendi Susuri)