Ndërlidhjet

BE-ja i bashkohet Konventës së Stambollit për luftimin e dhunës ndaj grave


Ursula von der Leyen at the European Council summit in Brussels, 23 March 2023
Ursula von der Leyen at the European Council summit in Brussels, 23 March 2023

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian votuan më 1 qershor për ta ratifikuar Konventën e Këshillit të Evropës, një muaj pasi Parlamenti Evropian e miratoi vendimin për t’iu bashkuar Konventës së Stambollit për ta luftuar dhunën ndaj grave.

Konventa e Stambollit, e hartuar nga Këshilli i Evropës, është instrument ligjor gjithëpërfshirës që synon mbrojtjen e grave nga të gjitha format e dhunës, duke përfshirë dhunën në familje.

Duke iu bashkuar kësaj Konvente, BE-ja si dhe vendet anëtare i bashkohen “zero tolerancës” ndaj dhunës së ushtruar ndaj grave.

“Evropa është në anën e grave, për t'i mbrojtur nga dhuna. Të gjitha gratë dhe vajzat meritojnë një jetë pa dhunë, është koha për drejtësi dhe barazi”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Sot, Bashkimi Evropian po dërgon një sinjal të fortë: ne jemi të vendosur të parandalojmë, dënojmë dhe luftojmë dhunën ndaj grave dhe vajzave në të gjitha format e saj”, shtoi ajo.

Konventa u hartua nga Këshilli i Evropës në vitin 2011. Këshilli i Evropës, i cili nuk është një organ i BE-së, monitoron respektimin e të drejtave të njeriut në 46 shtete anëtare.

Në maj, Parlamenti Evropian votoi në favor të anëtarësimit të BE-së në Konventën e Stambollit.

Marrëveshja nuk është ratifikuar ende në disa vende të BE-së, si Bullgaria, Republika Çeke, Hungaria, Letonia, Lituania dhe Sllovakia. Turqia u tërhoq nga Konventa e Stambollit në Vitin 2021.

Edhe pse Kosova nuk është pjesë e këtij Këshilli, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar këtë konventë më 25 shtator të vitit 2020, duke e bërë atë pjesë të Kushtetutës së Kosovës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG