Protesta në Leposaviq, afër fundit
Ekipi i Radios Evropa e Lirë në Leposaviq raporton se protesta në këtë komunë është afër fundit.
Aty tani kanë mbetur vetëm pak persona dhe gazetarët.
Komandati i NATO-s në Napoli viziton KFOR-in
Admirali Stuart B. Munsch, komandanti i forcave të NATO-s në Napoli, është takuar të mërkurën me komandantin e KFOR-it në Kosovë, për të diskutuar planet dhe operacionet e së ardhmes, ashtu që të sigurohet një ambient i qetë në Kosovë.
Përmes një komunikate për media, NATO-ja ka bërë të ditur se dy komandantët kanë diskutuar për 700 trupat shtesë që do të angazhohen në kuadër të KFOR-it në Kosovë, si dhe vendosjen e një batalioni tjetër në gatishmëri të lartë.
Munsch është takuar të enjten edhe me ushtarë të KFOR-it nga Hungaria dhe Italia, të cilët janë plagosur si pasojë e dhunës që ka shpërthyer më 29 maj në Zveçan, në përplasje e sipër me protestuesit serbë.
Ai është takuar edhe me ambasadorët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, me të cilët janë pajtuar për nevojën e dhënies fund të dhunës, dhe fokusimit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Kolona e KFOR-it në veri
Të mërkurën, në veri të Kosovës është parë një kolonë me automjete të KFOR-it në drejtim të Zubin Potokut dhe Mitrovicës. Shefi i NATO-s, Jens Stolteberg, ka njoftuar se do të angazhohen edhe 700 trupa shtesë për të garantuar sigurinë në Kosovë, pas tensioneve në veri. Në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, serbët lokalë janë duke protestuar kundër hyrjes së kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale.
Çka humbi Kosova që u pezullua nga “Defender Europe ‘23”?
Gati dy vjet. Kjo është periudha kohore që Ministria e Mbrojtjes e Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës shpenzuan për t’u bërë gati për stërvitjen më të madhe të aleatëve të NATO-s në Ballkan, e njohur si “Defender Europe ‘23”.
Ani pse Kosova ishte një nga vendet nikoqire të kësaj stërvitjeje, ajo nuk mundi ta çonte deri në fund aktivitetin, pasi, më 30 maj, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha se “për Kosovën, ato stërvitje kanë marrë fund”.
Ky është ndëshkimi i parë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërmorën kundër Kosovës për, siç u tha, injorimin e këshillave të tyre për të shmangur rritjen e tensioneve në zonën veriore me shumicë serbe.
Lexojeni materialin e plotë në linkun më poshtë: