Adoleshenti ukrainas i shkruan në ditar përjetimet e luftës
Denys Kharlashyn, 17-vjeçar, ka jetuar me familjen e tij në Mariupol, teksa forcat ruse e kanë kthyer qytetin në gërmadhë. Adoleshenti ukrainas ka vendosur të shkruajë përvojën e tij në një ditar. Ai ka thënë se e ka menduar ditarin si dëshmi që ai ka ekzistuar në kohë lufte. Kharlashyn shpreson që shkrimet e tij mund të përdoren një ditë, si dëshmi për krimet e luftës, të kryera nga ushtria ruse. (Përgatitën: Krenare Cubolli dhe Bujar Tërstena)