Dy sulme masive për dy ditë: Vuçiq njofton çarmatosjen e Serbisë
Të paktën tetë persona janë vrarë dhe 13 të tjerë janë plagosur në tri fshatra në jug të Beogradit, kur një sulmues me armë automatike hapi zjarr nga një automjet në lëvizje e sipër. Sulmi i së enjtes, i cilësuar akt terrorist nga presidenti i Serbisë, ndodhi një ditë pasi një nxënës 13-vjeçar vrau tetë fëmijë të tjerë dhe një rojë sigurie në një shkollë fillore në kryeqytetin serb. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ekrem Fazliu)