Ndërlidhjet

Wagner thotë se do t’i largojë forcat nga Bahmuti javën e ardhshme


Yevgeny Prigozhin, drejtues i grupit mercenar , Wagner.
Yevgeny Prigozhin, drejtues i grupit mercenar , Wagner.

Yevgeny Prigozhin, themelues i grupit paraushtarak rus Wagner në Rusi, tha në një njoftim të papritur të premten se forcat e tij do të largohen nga qyteti ukrainas i Bahmutit, të cilin ata po përpiqeshin ta pushtonin që nga vera e kaluar.

Prigozhin tha se ata do të largohen më 10 maj për shkak të humbjeve të mëdha dhe furnizimeve të pamjaftueshme me municione.

"Unë deklaroj në emër të luftëtarëve Wagner, në emër të komandës Wagner, se më 10 maj 2023, ne jemi të detyruar t'i transferojmë pozicionet në vendbanimin Bahmut në njësitë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe t'i tërheqim trupat e mbetur të Wagnerit në kampet e logjistikës”, tha Prigozhin në një deklaratë.

"Unë po i tërheq njësitë Wagner nga Bahmuti, sepse në mungesë të municioneve, ato janë të destinuara të humbasin në mënyrë të pakuptimtë", shtoi ai.

Wagner ka qenë në krye të përpjekjes së Rusisë për të kapur Bahmutin që nga vera e kaluar, në betejën më të gjatë dhe më të përgjakshme të luftës në Ukrainë, që nisi në shkurt të vitit 2022.

Nuk ishte e qartë nëse deklarata e Prigozhinit mund të merret seriozisht, pasi ai ka postuar shpesh komente impulsive në të kaluarën.

Vetëm javën e kaluar ai tërhoqi një deklaratë që tha se e kishte bërë si “shaka”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG