Mbrojtja: Jakup Krasniqi nuk kishte fuqi t'i ndalonte krimet
Avokatja mbrojtëse e ish-udhëheqësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, Venkateswari Alagendra, ka sfiduar provat e ofruara nga prokuroria në fjalën hyrëse të gjykimit më 5 prill. Venkateswari, tha se prokuroria nuk do të mund të dëshmojë implikimin e Jakup Krasniqit në krimet për të cilat akuzohet, pasi siç tha ajo, Krasniqi, nuk ka pasur pushtet të kontrollojë ushtarët. Venkateswari tha se prokurorisë i mbetet barra të dëshmojë autenticitetin e komunikatave të cilat po i përdor si prova kundër Jakup Krasniqit. Procesi gjyqësor ndaj ish-udhëheqëseve të lartë të UÇK-së, filloi më 3 prill në Hagë.