Ndërlidhjet

Orban akuzon BE-në për ‘hungarofobi’


Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban. Fotografi nga arkivi.
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban. Fotografi nga arkivi.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka akuzuar Brukselin për “hungarofobi”, duke thënë se paragjykimet – në vend të shqetësimeve lidhur me korrupsionin – kanë vonuar marrëveshjen e fundit me BE-në lidhur me fondet e ngrira për Budapestin.

Komisioni Evropian kishte rekomanduar ngrirjen e fondeve në vlerë prej 13 miliardë eurosh, të dedikuara për Hungarinë, teksa kërkonte nga ky shtet të shtynte përpara reformat kundër korrupsionit.

Por, gjatë këtij muaji u arrit një kompromis, pasi BE-ja u pajtua të zvogëlonte shumën e fondeve të bllokuara për Budapestin, në këmbim të mbështetjes së Hungarisë për ndihmën financiare për Ukrainën dhe për taksën minimale globale.

“Ne ishim në gjendje të pajtoheshim me BE-në, ku ne treguam një performancë të shkëlqyer teksa luftuam kundër hungarofobisë në botën që dominohet nga liberalizmi”, tha Orban gjatë konferencës vjetore për media.

Kryeministri nacionalist i Hungarisë po ashtu tha se procesi i sundimit të ligjit në BE “është një gozhdë në arkivolin e bllokut”.

Më herët gjatë këtij muaji, Parlamenti Evropian u përfshi nga një skandal i korrupsionit, ku njëra prej nënpresidentëve u akuzua për përfshirje në një rast ryshfeti nga Katari, shteti nikoqir i Kupës së Botës në futboll.

Orban tha se reputacioni i PE-së – institucion që në shtator tha se Hungaria më nuk është “demokraci e plotë – tashmë është “joekzistent” në shtetin e tij.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG