Ndërlidhjet

BE-ja arrin marrëveshje me Hungarinë për 18 miliardë euro ndihmë për Ukrainën


Kryeministri hungarez, Viktor Orban, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Fotografi ilustruese.
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Fotografi ilustruese.

Bashkimi Evropian ka arritur marrëveshje me Hungarinë për të zhbllokuar 18 miliardë euro ndihmë financiare për Ukrainën, në këmbim të reduktimit të fondeve të ngrira nga BE-ja për Budapestin.

Hungaria ka bllokuar nisma kyçe të BE-së, përfshirë edhe mbështetjen vitale për Kievin dhe një plan për taksën minimale për korporatat. Këto bllokada janë bërë me qëllim që t’i bëhet presion bllokut që të zhbllokojë fondet për Budapestin.

Muajin e kaluar, Brukseli rekomandoi ngrirjen e 7.5 miliardë eurove fonde për Budapestin, duke u thirrur në shqetësimet lidhur me korrupsionin.

Bashkimi Evropian ka bllokuar 5.8 miliardë euro fonde për rimëkëmbjen nga pandemia, për shkak të përkeqësimit të demokracisë në Hungari.

Ambasadorët arritën një kompromis me Budapestin, pasi ky i fundit dha miratimin për ndihmën për Ukrainën dhe për vendosjen e një takse minimale prej 15 për qind gjatë vitit të ardhshëm.

Në këmbim të kësaj, shtetet evropiane janë pajtuar që të reduktojë fondet e ngrira prej 6.3 miliardë eurosh.

Kjo marrëveshje pritet që të konfirmohet zyrtarisht më vonë gjatë kësaj jave.

Kompromisi nënkupton që kryeministri hungarez, Viktor Orban, do të mbështesë paketën e BE-së për Ukrainën, në mënyrë që Kievi të përballet më mirë me pushtimin rus, që ka nisur në fund të shkurtit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG