Prokurori i rastit “Brezovica”, Rasim Maloku, thotë në një intervistë për REL-in se, deri më tani, institucionet e drejtësisë në Kosovë kanë konfiskuar më shumë se 70 objekte të ndërtuara jashtëligjshëm në Brezovicë. Sipas tij, dhjetëra persona po hetohen për veprime të dyshuara kriminale në këtë rast.
Ndërtimet e jashtëligjshme në Brezovicë
Prokurori i rastit “Brezovica”, Rasim Maloku, thotë në një intervistë për REL-in se, deri më tani, institucionet e drejtësisë në Kosovë kanë konfiskuar më shumë se 70 objekte të ndërtuara jashtëligjshëm në Brezovicë. Sipas tij, dhjetëra persona po hetohen për veprime të dyshuara kriminale në këtë rast.

1
Disa vikend-shtëpiza të konfiskuara nga institucionet e drejtësisë në Brezovicë. Radio Evropa e Lirë e ka pasur të pamundur që të verifikojë në mënyrë të pavarur pronësinë e tyre.

2
Makineria e rëndë, që po kryente punime në ndërtimin e vikend-shtëpizave, është po ashtu pjesë e sekuestrimit të përkohshëm.

3
Në këtë fotografi shihet se si gjatë ndërtimit të vikend-shtëpizave është dëmtuar në masë të madhe ambienti përreth.

4
Kjo është një prej zonave të ndaluara për ndërtim. Por, gjatë viteve, kjo lagje në Brezovicë është mbushur me objekte të shumta.