Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Jarinjë
Dhjetëra ultra-djathtistë serbë u mblodhën pasditen e së dielës në anën serbe të vendkalimit kufitar, Jarinjë, që ndan Kosovën dhe Serbinë, për të shprehur, siç thanë, mbështetje për popullin serb në Kosovë. Protesta u përshkua me incidente, pasi protestuesit bënë përpjekje të thyejnë kordonin policor. (Përgatitën: Valona Tela dhe Bujar Tërstena)