Ndërlidhjet

BE jep shenja drejt vendosjes së çmimit tavan për importet e gazit


Shefja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen.
Shefja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen.

Bashkimi Evropian ‘është i gatshëm të diskutojë’ çmimin tavan në importet e gazit, për të shmangur rritjen e madhe të çmimeve të energjisë, ka thënë shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Çmimi tavan është çmimi maksimal i lejuar ligjërisht në një shtet.

Komentet e saj para Parlamentit Evropian kanë dhënë shenja të ndryshimit të tonit në kontinentin evropian, pasi Gjermania ka shprehur shqetësime se vendosja e çmimeve tavan mund të devijojë furnizimet në Evropë.

Deklarata e shefes së BE-së vjen pasi më shumë se 15 vende anëtare të bllokut evropian – më shumë se gjysma – kanë vendosur çmime tavan sa mund të paguajnë për gaz.

Evropa rrezikon të përballet me krizë të rëndë energjetike, sepse çmimet e energjisë janë rritur në shkallë enorme.

Rusia, vendi prej të cilit është furnizuar më shumti Evropa me gaz, ka zvogëluar sasitë që dërgon në bllokun evropian, pasi Moska është goditur me sanksione për luftën e nisur në Ukrainë.

“Ne jemi të gatshëm të diskutojmë një çmim tavan të gazit që përdoret për prodhim të rrymës”, ka thënë von der Leyen nga Straburgu.

“Ky çmim tavan do të shënonte hapin e parë në rrugën e reformave strukturore dhe reformave të përgjithshme në tregun e energjisë”.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG