Ndërlidhjet

Të paktën 57 njerëz dyshohet se janë vrarë në protestat në Iran


Pamje nga protestat në Iran.
Pamje nga protestat në Iran.

Të paktën 57 persona janë vrarë në protestat kundër Qeverisë në Iran, të cilat janë nxitur nga vdekja e një gruaje 22-vjeçare, kanë thënë Organizata e Iranit për të Drejta të Njeriut.

Mahsa Amini ka vdekur teksa ka qenë në mbajtje të Policisë për Moral, e cila ka ndalur gruan me arsyetimin se nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kokë.

Megjithatë, kjo organizatë ka thënë se për shkak të vendimit të Qeverisë për të bllokuar internetin në Iran, është e vështirë që të konfirmohet numri i saktë i raportimeve për viktima.

Deri më tani, autoritetet kanë raportuar për 41 persona të vdekur.

Protestat në Iran janë duke u mbajtur për 10 ditë me radhë.

Protestat lëkundin Iranin pas vdekjes së gruas së arrestuar nga policia e moralit
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:03:10 0:00

Zyrtarët kanë thënë se Amini ka vdekur nga sulmi në zemër, mirëpo familjarët e saj, dhe disa grupe për të drejta të njeriut, kanë hedhur poshtë këto supozime, duke thënë se ajo ka pasur shëndet të mirë.

Sipas tyre, gruaja është rrahur sa ka qenë në mbajtje.

Në disa postime në rrjetet sociale, familjarët e personave të vrarë nëpër protesta, kanë thënë se autoritetet u kanë lëshuar certifikatat e vdekjes me arsyetimin se ata kanë pasur sëmundje të ndryshme.

Disa të tjerë kanë thënë se autoritetet u kanë bërë presion që të varrosin familjarët e tyre brenda natës, për të fshehur atë që ka ndodhur.

Aplikacionet sikurse WhatsApp, Instagram dhe Skype janë bllokuar ditëve të fundit në Iran.

Qasja në internet është kufizuar përtej niveleve të normales, ka thënë grupi që monitoron faqet në internet, NetBlocks.

Megjithatë, videot e protestave nga Irani vazhdojnë të publikohen përmes kanaleve tjera, dhe zyrtarë të sigurisë shihen duke sulmuar turmat me armë zjarri.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG